Të tre të përqafuar: Kjo foto e Miriamit, Albanit dhe Amelis do t’ju shkrijë zemrat


Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata përveç suksesit në karrierat përkatëse komentohen dhe për jetën e tyre private. Siç dihet disa vite më parë ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Ameli.

Shumë të ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, Miriam dhe Albani publikojnë vazhdimit foto dhe video të Amelis që siç kanë treguar e ka me shumë qejf muzikën. Së fundmi, çifti i njohur është nisur për një udhëtim dhe kanë publikuar foto të ndryshme nga ditët e pushimit.

Mëngjesin e sotëm ata kanë rrëmbyer vëmendjen teksa kanë publikuar një foto shumë të bukur familjare. Në postimin që Miriam ka bërë në ‘Instagram’, shihet së bashku me Albanin dhe Amelin duke u përqafuar, ndërkohë që janë përball detit. Fotoja është pëlqyer shumë dhe të shumtë janë ata që i kanë cilësuar si familja perfekte.