Të martuar për 60 vjet gruaja e tij i fshehu sekretin më të pabesueshëm në dollap (FOTO)


Një çift në SHBA ka gëzuar një martesë prej 60 vitesh dhe për të qëndruar gjithë këtë kohë bashkë me sa duke u ka mjaftuar vetëm ndershmëria ndaj njëri-tjetrit, përpos dashurisë sigurisht.Pra, burri dhe gruaja ishin shumë të hapur dhe ndanin gjithçka pa mbajtur sekrete nga njëri-tjetri.

Pothuajse gjithçka… Sepse gruaja mbante në dollap një kuti këpucësh të fshehur për të cilën e kishte urdhëruar burrin të mos e hapte as të mos e kërkonte kurrë.

Dhe burri i saj nuk mendoi për kutinë përgjatë 60 viteve, deri ditën e javës së shkuar kur gruaja e tij u bë keq nga shë ndeti dhe mjekët i thanë se ajo nuk do të jetonte edhe për shumë gjatë.

Ndërkohë që po merrej me punët e shtëpisë, burri mori kutinë e këpucëve në dollapin ku e kishte fshehur gruaja dhe ajo më në fund i tha se ishte koha e duhur ta hapte për të parë se çfarë kishte brenda.Burri nuk po u besonte syve kur pa që në në kuti ishin plot 90.000 dollarë dhe dy kukulla me një shtizë.

Kur u martuam, gjyshja më tha se sekreti i një martese të lumtur nuk është zënka apo argumentet pafund. Ajo gjithashtu më tha që sa herë të jem e mërzitur me ty të ulem dhe të thur një kukull”, shpjegoi gruaja për burrin e saj.

Burri u habit sepse kjo do të thoshte se gruaja ishte mërzitur vetëm 2 herë me të gjatë 60 viteve, në kuti kishte vetëm dy kukulla të thurura.

E dashur, këtu ka vetëm dy kukulla, çfarë do të thotë kjo? Po të gjitha këto para nga erdhën?!”, pyeti ai i habitur.

Dhe gruaja në frymën e fundit iu përgjigj: “Oh, këto janë paratë që fitova duke shitur kukullat e tjera”.Duket si përrallë, por në fakt edhe jeta vetë është një përrallë që të kalon papritur para syve.

E atëherë kur duket se gjithçka po shkon për mrekulli, ndoshta dikush thjesht ka vendosur të heshtë për të mirën e përbashkët, ky është sekreti me sa duket.