Liverpooli fitoi ndaj Burnleyt me rezultat 4-2 në Ligën Premier, ndërsa në këtë ndeshje Xherdan Shaqiri nuk luajti.
Edhe pse shqiptari qëndroi në bankën rezervë, të gjithë po flasin për 27-vjeçarit.
Teksa lojtarët po bënin përgatitjet e fundit para ndeshjes, Xherdani arriti t’ia fus topin dy herë radhazi në mes të këmbëve Dejan Lovrenit dhe kështu të gjithë filluan të tallen me mbrojtësin kroat.
Minutat e Xherdan Shaqirit kanë qenë të pakët në xhirot e fundit, por ai vazhdon të jetë një nga më të preferuarit në Anfield nga tifozët.
Pasi të gjithë ishin të gëzuar nga fitorja, i gjithë momenti i lartpërmendur është shpërndarë shumë nga tifozët në rrjetet sociale.
Golat për Reds i shënuan Roberto Firmino (19′, 67′) dhe Sadio Mane (29′, 90+3′).
Shaqiri këtë sezon në Ligën Premier është paraqitur në 21 ndeshje, dhjetë nga ato i ka filluar nga banka rezervë, ndërsa ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.
Ndërsa në anën tjetër Lovren është paraqitur në nëntë ndeshje (të gjitha i ka luajtur si titullar) dhe ka gjetur rrugën drejt golit një herë. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/5dejanlovren/videos/1948166805312399/?t=0