Të githë do ikin në Angli. Britania jep mundësinë e madhe për të gjithë shqiptarët që plotësojnë këto kushte


Qeveria njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.

E ky është një shans i mirë edhe për shqiptarët që plotësojnë vetëm një kusht.

Prandaj, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta greke apo italiane ose nga ndonjë shtet i BE-së janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike.

Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik në radhët e konservatorëve britanik.

Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik.

Nëse ata vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik.

Ndërkaq, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë.

Ajo që ka vendosur së fundmi qeveria britanike është edhe për ata që do të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit.