Zv.ministri i Arsimit Taulant Muka vijon me denoncimet e tij sa i përket formimit arsimor të politikanëve. Këtë herë Muka është ndalur te kryedemokrati Lulzim Basha. Muka shprehet se Basha nuk zotëron diplomën e juristit.
Muka shkruan se Basha i filloi studimet në Holandë në vitin 1993 dhe një vit shkolle e mbaron në vitin 1999 dhe më pas përfundon studimet në një universitet që nuk universitet që nuk njihet jahstë Holandës.
“Mashtrimi i Lulzim Bashës! Lulzim Basha thotë që filloi studimet në Holandë në 1993, por Mbaron vetëm një vit shkollë në Utrecht të Holandës në 1999. Më pas shkon e përfundon diku studimet (një zot e di ku) për të marre më vonë një Master!
Në Holandë, “propedeuse” është një diplomë e lëshuar pas vitit të parë të studimeve, shpesh të referuara si “P” nga studentët. Kjo lloj diplome nuk njihet jashtë sistemit arsimor holandez. Për rrjedhojë, pyetja që lind është: në cilin universitet mbaroi studimet Bachelor z. Basha? Por kur ka shërbyer si avokat për organizatat ndërkombëtare në 1997-1999 siç pretendon z. Basha, me çfarë diplome ka ushtruar profesionin?”, shprehet Muka.