Tahiri shpreh pakenaqesine e tij,me shume jam zhgenjyer nga ky person,madje jam shastisur fare


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kundërshtuar ashpër deklaratat e pasardhësit të tij në detyrë, Fatmir Xhafaj, sipas të cilit në Shqipëri operojnë 40 banda dhe 16 familje mafloze.

Saimir Tahiri: Unë jua them me bindje, kam mbajtur 4 vjet atë detyrë, jam shastisur kur kam dëgjuar këto, edhe ambasadorë, edhe zyrtarë të shtetit, edhe pasardhësin tim po të doni,që flasin me Shqipërinë me familje krimlnale, me banda e…Unë jua them me përgjegjësi të plotë, Shqipëria nuk ka banda.

Klodiana Lala: E ka thënë pasardhësi juaj, Z. Tahiri.

Saimir Tahiri: Nuk më intereson, le ta thotë pasardhësi, ai ka mendimin e tij. Shqipëria nuk ka banda, ka krimlnelë si çdo vend, ka më pak se çdo vend tjetër. Por këtu po fryhet qëllimisht dhe po bëhet një histori e qëllimshme për t’i terrorlzuar njerëzit. Të kishte bursë…shyqyr që nuk ka bursë, do kishte rënë bursa. Jua them me përgjegjësi, Shqipëria nuk ka banda. Besoj këto i di më mirë se ju. Ata janë ca rrugaçë.

Blendi Fevziu: Vetë ministri i Brendshëm tha që ka 40 banda dhe 16 familje mafloze dhe ti thua është përrallë.

Saimir Tahiri: Nuk më duhet çfarë thotë ministri i brendshëm që ishte në detyrë. Shqipëria ka krimlnalitet si çdo vend tjetër, vetëm ne i nxjerrim sytë vetes. Ka Greqia më shuam krimlnalë, ka Italia më shumë krimlnelë, ka Spanja, ka Londra më shumë krimlnelë se Tirana, por nuk ka asnjë njerëz si ju që i nxirrni sytë Shqipërisë dhe e baltosni në këtë farë feje.

Blendi Fevziu: Atë shko zgjidhe me Ministrin e Brendshëm.

Saimir Tahiri: Po s’më intereson mo, ta zgjidh fare, s’më duhet fare…Unë po ju them ky është te-rror i padrejtë mbi qytetarët.

https://streamable.com/rwmiy