Gene vuan nga një gjendje degjeneruese e syve dhe nuk e ka parë kurre bashkëshorten dhe djalin e tij. Por me pas syzet elektronike ndryshuan jetën e Gene-s përgjithmonë.
Gene vuan nga sëmundja Stargardt, një gjendje degjeneruese e syve që ngadalë merr shikimin pas fillimit të adoleshencës. Ata qe vuajne nga kjo semundje e kane pamjen e tyre qendrore të paqartë dhe kështu nuk janë në gjendje të shohin tiparet e fytyrave.
Gene pëlqente të gatuante dhe të kalonte kohë me bashkëshorten dhe djalin e tij njëvjeçar, por nuk ishte në gjendje të shihte fytyrat e tyre siç duhet.
Gruaja e tij Joy pa një episod të Rachael Ray Show në të cilin një grua me sëmundjen Stargardt u ndihmua për ta parë familjen e saj përmes syzeve elektronike.
Joy shkroi një apel emocional ndaj Rachael dhe kërkoi ndihmë.
Rachael Ray u përgjigj me mirësi dhe solli Gene dhe Joy në shfaqje ,në mënyrë që Gene te kishte mundesi te provonte syzet dhe të shihte familjen e tij.
“Isha shumë i emocionuar për këtë. Unë nuk mendoj se ka fjalë për momentin kur pashë per here te pare familjen time, “i tha Gene ,Rachael Ray-t pasi vuri syzet elektronike.
Një ekspert nga ‘e-sight’ i cili ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë ishte në shfaqje kur Gene vendosi syzet.
Personi i parë që ai pa, ishte padyshim gruaja e tij, e cila ishte e gjitha e perlotur kur ai tha: “Ajo është bukur! Unë mund të shoh të gjithë fytyrën e saj Uau! Unë zakonisht i bashkoj detajet së bashku dhe përpiqem t’i kujtoj ato ”
Gene gjithashtu mund të shohë fytyra edhe në audiencë. Prindërit e tij të pranishëm në shfaqje u thirrën në skenë dhe ishin të kënaqur që djali i tyre mund t’i shihte ato.