Surprizon moti! Bora zbardh qytetin e Durrësit(Foto)


Durrsakët janë zgjuar me reshje bore, këtë mëngjes, duke bërë që e regjistruar këtë si borën e parë për këtë dimër.

Reshjet e borës janë të rralla në zonat brengdetare në vend dhe nuk shtrojnë, por ky është viti i treti rradhazi që në Durrës bie dëborë.

Reshje bore ka pasur sot në zonat malore, Dibër e Korçë por edhe në Tiranë kanë nisur por nuk kanë mbajtur, ndërsa Dajti si gjithmonë është mbuluar nga bora.