Surprizat e motit, ja cilat qarqe rrezlkohen nga shirat e dendur ditën e sotme (FOTO)


Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 6 °C në vendet malore.

NJOFTIMI I PLOTË I IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.21) dhe nesër (e enjte, dt.22) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 16 °C
në vendet malore: 6 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.21) dhe nesër (e enjte, dt.22) era pritet të fryjë e lehtë.