Studentja nga Berati diplomohet dhe e nxjerr në FB, por harron një detaj! (FOTO)


Gëzimi i marrjes së diplomës i ka shkuar si mos më keq një vajze të re në moshë, e cila ka shpërndarë foton e diplomës në rrjetet sociale, por që është degjeneruar keq nga miqtë e saj.

Vajza, e cila ka mbaruar shkollën e lartë dhe që në bazë të llogarive tona i bie të ketë bërë plotë 15 vite shkollë, nuk ka mësuar të shkruajë pastër dhe pa gabime gjuhën shqipe.

“Data 7,Tetori, nje kocidenc qe rradh me ndodh”, – shkruan ajo.

Por a arrini dot të kuptoni se çfarë do të thotë vajza? “Kocidenc” çdo të thotë? Fjala “rradh” mos duhet të ishte në vend të fjalës “rrallë”? Dhe në fund të fundit, çfarë kuptimi ka kjo fjali dhe lidhja me foton?

Është turp kur shikojmë se çfarë niveli drejtshkrimor dhe gjuhësor kanë studentët e bachelorit në universitetet shqiptare!

Kujtojmë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një gabim shpejtësie apo një problem hutimi në momenin që ka qenë para tastierës së telefonit, por për një problem të përgjithshëm të formimit të kësaj të reje.

Është një gabim tipik i studentëve të sotëm, të cilët e mësojnë shqipen me copa