Studenteve po ju iken nga duart protesta,hidhen flakadanë dhe …


Është tensionuar protesta e studentëve para Kryeministrisë. Gjatë protestës drejt kryeministrisë janë hedhur tymuese, çka ka shkaktuar dhe tensione ndërmjet studentëve.

Po ashtu midis studentëve ka pasur përpIasje dhe për megafonin, pasi disa mendojnë se aty nuk duhet të thuhen poezi, por të përsëriten kërkesat e tyre.

Kujtojmë se para kryeministrisë ka shtuar forcat e sigurisë, ku siç shihet dhe nga fotot ka një numër të madh policësh.

Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosur refuzojnë të negociojnë me qeverinë.