Ndërsa studentët janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre brenda afatit të vendosur, kryeministri Rama ka bërë lëvizjen e radhës.
Mësohet se pas ftesës së hapur që Alban Dudushi iu ka bërë studentëve dhe kryeministrit për t’u ballafaquam me njëri-tjetrin, Edi Rama e ka pranuar ftesën. Kryeministri do të shfaqet në ekranin e “Top Channel” në orën 22:00.
Nuk dihet ende nëse në studio do të jenë edhe përfaqësues të studentëve, për t’i hapur kështu rrugë dialogut.