Studentët përpIasen me banorët e Astirit, ndërhyn policia


Dhjetëra protestues nga zona e “Astirit” kanë tentuar t’i bashkohen protestës së studentëve.

Kanë qenë këta të fundit që me thirrjet “Jo politikë” i kanë refuzuar protestuesit e Unazës së Madhe.

Sipas tyre, në tubim ata nuk janë të mirëpritur për problemet e tyre, por vetëm si prindër.

Studentët kanë refuzuar t’i pranojnë ndërsa për të parandaluar një përlpasje të mundshme, kanë ndërhyrë edhe forcat ‘Shqiponja’.

Pavarësisht shiut, studentët kanë qëndruar para MASR teksa nga transmetimet LIVE janë dëgjuar edhe thirrtjet “Jo deputetë, jeni turp i vendit”. Kjo mesa duket, pasi deputetë të opozitës kanë tentuar t’i afrohen.