Studentët korrin fitoren e dytë, Gjermania ben hapin e madh ne favor te tyre


Studentët kanë korrur sonte një fitore të dytë. Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër vendim për investimet në konvikte falë mbështetjes së Gjermanisë. Kjo është fitorja e dytë e studentëve, pas VKM-së për shfuqizimin e tarifave për provimet e mbartura.

“Miratohet në parim marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”thuhet në vendim.

Kryeministri Edi Rama zbuloi pak ditë më parë se i kishte kërkuar kancelares Angela Merkel financim për konviktet në Shqipëri. Shefi i qeverisë në ditët e fundit ka deklaruar ashtu si te Inxhinieria e Ndërtimit, edhe në konviktet në Qytet Studenti do të vijojnë investimet.