Ditën e djeshme, spikeri i lajmeve të “Kon TV”, Mustafa Durmus ia ka plasur të qarës gjatë transmetimit live kur dha përfundimin e ndeshjes mes Beshiktashit dhe Osmanlispor. Shkak i kësaj ka qenë rezultati i ndeshjes.
Beshiktash fitoi 3 me 2 ndaj Osmanlispor në kampionatin turk dhe Konyaspor garantoi qëndrimin në superligë.
Spikeri turk Mustafa nuk i mbajti dot lotët teksa prezantonte dhe video e këtij momenti po komentohet shumë në rrjet. Video e publikuar është bërë mjaft virale në rrjet.