Sot duhet të jeni të vëmendshëm me kushtet atmosferike dhe të keni kujdes me shëndetin tuaj. Ndërsa do duhet të festoni festën e Pavarësisë, mos harroni ti hidhni një sy edhe faqeve të cilat parashikojnë motin në qytetin tuaj.
Shtrëngatat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin dhe në disa prej zonave do të ketë edhe dëbore. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë priten reshje mesatare e në zona të kufizuara reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Por, priten reshje në formë dëbore në veri dhe në veri-lindje mbi 800 m.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 14 °C; në vendet e ulëta: 9 / 14 °C; në vendet malore: 4 / 8 °C.ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në veri të vendit.