Në një sondazh të hapur për qytetarët nga “Gazeta Shqip” në lidhje me protestën e opozitës, e parashikuar për t’u zhvilluar më 16 shkurt, rezulton se qytetarët janë skeptikë ndaj liderit Lulzim Basha.
Pyetja që u drejtohej qytetarëve ishte: “A frymëzon PD dhe LSI për protestën e 16 shkurtit në Tiranë?”
Rreth 3400 votues, ndjekës të faqes së “Gazetës Shqip” në “Facebook” kishin mundësinë që në një hark kohor prej 4 orësh të shprehin mendimin e tyre për këtë protestë.
Nga të dhënat përfundimtare rezulton se 66 për qind e votuesve nuk besojnë te kjo protestë, e cila është cilësuar nga opozita si “revolucioni” që do sjellë rrëzimin e qeverisë.
Ndërkohë, 34 për qind besojnë se kjo protestë do sjellë ndryshim në vend dhe do të jetë pikënisja e një frymë të re në Shqipëri.
