Georgina Rodriguez ka folur për jetën e saj personale, derisa i është përgjigjur kritikave ndaj saj duke thënë se ka gjetur rehati në prehrin e Cristiano Ronaldos.
‘Ti je me një futbollist milioner. Le të shohim tani nëse do na dërgosh qoftë edhe 1000 euro, se deri tani nuk e ke bërë,’ ishin fjalët e e tezes së sja
Georgina befasoi duke dhënë një intervistë për revistën Hola!, gjatë të cilës foli për momentet e vështira nëpër të cilat po kalon, si dhe për lidhjen e saj me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.
“Jam e shkretuar, Cristiano është duke u kujdesur për mua shumë në këto momente trishtimi”, tha Georgina. Modelja së fundmi kishte udhëtuar në Buenos Aires për t’ia dhënë lamtumirën e fundit babait të vet.
Ajo është kritikuar ashpër nga tezja e saj, e cila publikisht e ka quajtur atë faqezezë.
Ndërkohë, e pyetur rreth thashethemeve se superylli portugez i ka kërkuar të martohen, Georgina tha: “Çfarë nëse Cristiano më ka kërkuar të martohemi? Ende jo, por do të doja. Tani kemi prioritete tjera”.






