Ingrit Gjoni është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, e cila megjithëse nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja, qëndron gjithmonë në kontakt me fansat e saj në rrjete sociale.
Së fundmi, Ingriti ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të vjetër, ku me siguri askush nuk e ka njohur në pamje të parë.
Ajo shfaqet në moshën 9-vjeçare, teksa ka pozuar si një vajzë e rritur me të dyja duart mbi kokë, teksa mban flokët e saj.
“9-vjeç”- shkruan Ingriti duke qeshur krahas fotos.