Skandal i madh: Zbulohen minjtë në fabrikën e mishit?


Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, hetuesit dhe inspektorët e AVUK-ut ndahen në dy ekipe dhe fillojnë aksionin me tyre për të bastisur depo dhe fabrika të përpunimit të mishit në Suharekë dhe në Rahovec.

“Me urdhëresën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, sot do të shkojmë në kontrollë në dy lokacione. Qëllimi i kontrollit do të jetë mbledhja e provave dhe materiale ku dyshohet se është importuar mish ilegal nga Belgjika.

Ne do të ndahemi në dy grupe dhe do mbledhim të gjitha të dhënat që do të na shërbejnë me zhvillimin e hetimeve. Do të përkrahem nga dy stacionet policore, nga ai i Rahovecit dhe nga stacioni i Suharekës”, deklaron hetuesi policor para se të nisen për në teren.

Që në fillim të bastisjes, siç shihet në pamjet e transmetuara nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”, hasen probleme serioze dhe parregullsi në fabrikën e mishit, duke u nisur nga mishi pa afat, materialet për përpunimin të vendosura vende të papastra, helmet për minj dhe më e rënda minj të ngordhur në vendin ku ruhet dhe përpunohet mishi.