Si përfitoi djali i Fatmira Hajdarit 140 mijë euro nga lokali në Qytetin Studenti, e ëma me pallat 10-katësh pa leje


Bashkëshortja e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, Fatmir Hajdari, është një ndër njerëzit më të korr uptuar të sistemit të kalbur të drejtësisë. ‘Pamfleti’ ka den oncuar me fakte korr upsionin e gjyqtares Fatmira Hajdarit, e cila është konsideruar si një ‘vegël’ e Sali Berishës në sistemin e drejtësisë.

Pak kohë më parë, ‘Pamfleti’ den oncoi se e veja e Azem Hajdarit ka ndërtuar një pallat me 10 kate, pa leje, për të cilin SHBA dhe BE kanë nisur lëvizjet për t’i vënë fshesën dhe për ta larguar nga sistemi i drejtësisë.

Por, nuk është vetëm pallati 10-katësh pa leje që rrezikon ‘fatin’ e Fatmira Hajdarit në gjyqësor, pasi bashkëshortja e heroit të demokracisë, ka pasuruar me para korr upsioni edhe fëmijët e saj.

Djali i Fatmira Hajdarit ka përfituar nga keqadministrimi i qytetit Studenti, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, përmes dhënies me qira apo privatizimit të objekteve shtetërore.

Në vitin 2008, Kirjald Hajdari, djali i gjyqtares së Apelit Tiranë, rezulton se ka marrë një ambient me qera në Qytetin Studenti, me sipërfaqe 280 m2, me qëllim për ta transformuar në bar-kafe.

Mësohet se për të rikonstruktuar këtë ambient, Fatmir Hajdari, bashkë me djalin e saj, kanë marrë një kredi me vlerë 1.9 milionë lekë. Ndërkohë, në vitin 2012, këtë investim e kanë shitur për 160 mijë euro, duke fituar menjëherë 140 mijë euro me pronën publike. Nga këto para, 14 mijë euro kanë kaluar në llogarinë personale të Fatmira Hajdarit.

Këto të dhëna pasqyrohen në deklaratat e pasurive të gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila përpos të tjerash deklaron se ka në pronësi edhe një pallat.

Kontrata për marrjen me qira të ambienteve publike në Qytetin Studenti është lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, e drejtuar në atë kohë nga Genc Ruli, ndërsa djali i Fatmira Hajdarit deklaron vetëm një vit të ardhura nga lokali në Qytetin Studenti.

Dhënia me qira e godinave dhe ambienteve pranë tyre në Qytetin Studenti është forma më masive e abuzimit sipas disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.