Si do të duket toka pas shkrirjes së akullnajave (VIDEO)


Ndikimi i racës njerëzore në mjedisin e tokës është i tmerrshëm dhe i pa mohueshëm, pra aktiviteti njerëzor ka kontribuar në ndryshimin e klimës dhe shkrirjen e akullnajave.
Ndryshimi i klimës është njëra ndër temat më të rëndësishme globale, njerëzit janë duke shkatërruar planetin dhe ne jemi duke iu afruar pikës pa kthim.

Shkencëtarët janë duke u përpjekur për të edukuar njerëzit në mënyra të ndryshme për ndaljen e ndryshimit të klimës dhe shkrirjen e akullnajave.

Prodhimi i energjisë vazhdimisht bën shkrirjen e akullnajave, por përparime të shumta janë bërë për dekada të tëra që tregojnë disa potenciale shumë premtuese për të ardhmen, njofton Collective Evolution” transmeton Gazeta Express.

“International Business Times” thekson se efektet e ndryshimeve klimatike janë të pakthyeshme. Aty thuhet se nivelet e deteve janë rritur në norma të mëdha vit pas viti. Po ashtu Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike vlerëson se ky nivel mund të rritet edhe më shumë deri në fund të këtij shekulli.

 

Mos të harrojmë se edhe “National Geographic” doli me statistika në vitin 2013, se nëse vazhdon ky trend i shkrirjes së akullnajave niveli i ujit do të rritet aq shumë saqë do të përmbyten shumë prej qyteteve të mëdha të botës.
Ne duhet të punojnë për natyrën e jo kundër saj në mënyrë që mos të kthehemi në “kohën e gurit”.

Shpresojmë se kjo video ju jep diçka për të menduar. Unë shpesh pyes veten, “Çfarë mund të bëj?” në të mirë të natyrës?, shkruan Arjun Walia për Business Insider, transmeton Gazeta Express.

Sukses do të ishte sikur të mblidheshin përfaqësuesit politikë ndërkombëtarë vetëm për të diskutuar problemin