Një familje tetë anëtarëshe është shuar pasi minibusi me të cilin po udhëtonin është shtypur nga dy vagonë mallrash.
Tragjedia ka ndodhur në orën 03:15 të mëngjesit në Buckinghamshire afër Londrës, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
Të dy shoferët e dy vagonëve janë arrestuar nën dyshimin se njëri ka bërë ngasje të rrezikshme kurse tjetri ka qenë në gjendje të dehur.
Të tetë viktimat janë familjarë. Në këtë aksident lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë, në mesin e tyre edhe një fëmijë.
Një dëshmitarë aksidentin e ka përshkruar si të tmerrshëm, pasi që minibusi me të cilin po udhëtonin pothuajse ishte shkatërruar tërësisht pas shtypjes së vagonëve.