Shtatzënë për herë të 3-të? Jona e Big Brother bën lëmsh rrjetin


Jona Kalemaj e cila u bë e famshme pas pjesëmarrjes në ‘Big Brother’ është shumë aktive në rrjetet sociale.

Jona, e cila është nënë e dy vajzave ka bërë ditën e sotme lëmsh të gjithë rrjetin.

Ish-banorja e Big Brother ka publikuar në Instastory një video ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Kjo ka ngritur dyshime te fansat duke i bërë konfuzë ata nëse Jona është vërtet shtatzënë.

‘Prapë shtatzënë? Qyqa thash se ishte 1 prilli por qenka 1 mars’, ka shkruar ajo përmbi video teksa tregon se e gjitha është shaka.