Mund të kishte përfunduar i vdekur, nëse nuk do të ishin këta policë.
Një shqiptar në Itali kishte hipur në tarracën e një pallati dhe kërcënonte se do të hidhej.
Forca të shumta policie shkuan pranë tij për ta bindur që të tërhiqej, por gjithçka rezultoi e kotë.
Pasi e pa që policët po afroheshin shumë, shqiptari kërceu për t’u hedhur, por në mënyrë spektakolare u kap në ajër.
Ai ndodhet në spital pasi pësoi disa lëndime në trup. Janë të paqarta arsyet që e çuan shqiptarin, e paidentifikuar ende, të tentonte hedhjen. /k.k/noa.al/