Koncerti i këngëtarit grek Notis Skafianakis në Shqipëri ka krijuar debat të madh në publik, debat që u pasua edhe në mediat vizive vendase dhe ato fqinje.
Notis Skafianakis ka ngjallur polemika të shumta për shkak se është rreshtuar publikisht me idetë dhe parimet e partisë naziste “Agimi i Artë”, nacionalist i flaktë grek dhe njihet si anti-shqiptar.
Skafianakis do mbajë koncert sonte në Tiranë dhe biletat e koncertit do shiten me çmime të kripura nga 15.500 lekë të reja deri në 21.000 lekë.
Por, kritikat nuk kanë munguar as për “Top Channel”, i cili e ka ftuar dhe organizuar koncertin e këngëtarit grek, ku në “shënjestër” është vënë gazetari Ilir Paço.
Kanali grek “Epilson tv” i ka kushtuar një hapësirë debatit në Shqipëri rreth vizitës së Notis Skafianakis, ku citon të gjithë titujt e portaleve shqiptare të cilat e cilësojnë Skafianakis si “anti-shqiptar” dhe bën një lidhje telefonike me gazetarin Ilir Paço.
Ilir Paço gazetar i Top Channel gjatë gjithë lidhjes telefonike me televizionin fqinj flet greqisht dhe kjo si duket, bashkë me përmbajtjen e bisedës, ka irrituar disa qytetarë.
Njëri prej tyre shkruan në Facebook:
Ky është Ilir Pa(la)ço, gazetari filogrek i Top Channel.
Thonë se qeni leh aty ku lëpin. Ndryshe qenka rasti ne rastin e këtij palo Iliri. Perveçse Paçoja ha buke me paçe duke ju dhënë lajmet shqiptareve, ai ka vite qe ben propagande antishqiptare madje fliska edhe ne greqisht keq për artistet shqiptare dhe me superlativa për Notis Sfakianakis, zeshkanin e bukur neonazist.
Epo Pa(la)ço duhet te zgjedhësh cilin sahan do lëpish, sahanin Ilir apo ate Helen? Si mendon?”
Shikoni videon duke ḳIiḳüar më poshtë, Paço flet pas minutës së 3-të: