Shqipëria në prag revoIte popuIIore! Pezullohet mësimi, studentët protestë masive kundër tarifave të larta


Ashtu siç ishte njoftuar mbrëmë, sot studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë kanë bojkotuar masivisht mësimin në shenjë proteste duke bllokuar dyert e fakultetit kundër tarifimit me 667 lekë për çdo kredit provimi të mbartur dhe po ashtu për tarifën e lartë vjetore që duhet të paguhet brenda datës 15 dhjetor.

Studentët u shprehën dje se provime të mbartura ka edhe studenti më i mirë që mund ta lërë për përmirësim dhe tarifimi me 667 lekë të reja për çdo kredit është një barrë që xhepat e tyre nuk mund ta përballojnë.

Po ashtu, edhe afati i vendosur pa lajmërim për datën 15 dhjetor si data e fundit që duhet të paguajnë tarifën, studentët e quajnë lak në fyt, pasi gjithmonë tarifat janë paguar gjatë muajit janar deri në fund të tij.

Bashkë me studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë bojkotuar edhe ata të Inxhinierisë së Ndërtimit, e po ashtu u janë bashkuar në protestë edhe studentë nga Shkencat e natyrës dhe Shkencat Sociale.

https://www.facebook.com/aranita.brahaj/videos/10217455050149344/?t=0