Shqipëria ka shanse mos bjerë nga Liga, na jep një dorë edhe… Serbia


Kombëtarja shqiptare ka bërë një paraqitje të dobët në kompeticionin e Ligës së Kombeve, pasi arriti të merrte vetëm një fitore dhe 3 humbje.

Kuqezinjtë renditen të fundit në grup, por kanë një shans të madh që mos bien automatikisht një kategori më poshtë.

Gjithçka lidhet me faktin që ky grup është me 3 skuadra.

Sistemi i këtij kompeticioni është i tillë: Bien të gjitha ekipet e vendit të katërt dhe një ekip nga vendi i tretë.

Përkatësisht, Shqipëria gjendet e dyta, me 3 pikë, ndërsa më poshtë renditen Qipro e Mali i zi, të dyja me nga një pikë.

Mali i Zi kishte mbrëmë mundësinë për të siguruar qëndrimin në Ligën C, por humbja 2-1 ndaj Serbisë, e renditi në vendin e fundit, duke rritur shanset për Shqipërinë.

Pra, që Shqipëria të bjerë në Ligën D, duhet që edhe Qipro e Mali i Zi të fitojnë ndeshjet e fundit respektive, ndaj Norvegjisë dhe Rumanisë.

Duke fituar ndeshjet e fundit, keto dy skuadra shkojne në 4 pikë, e në kete mënyrë Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve duke rene ne Ligen C, por veshtirë se kjo gjë mund të ndodhë.