Shqipëria ime e dashur, vend i bekuar nga Zoti e i maIIkuar nga njerëzit


Nga Elisa Piperi

Po nis me fjalën k.aos dhe nëse e lexoni deri në fund këtë shkrim do përballeni sërish me të. Dhe sikur të doja diçka ndryshe nuk do kisha çfarë! Janë 4 shkronja që flasin për kaq shumë gjëra njëkohësisht. Shqipëria ime e dashur, vend i bekuar nga Zoti e i maIIkuar nga njerëzit. Shpeshherë e pyes veten se çfarë do të bëj unë në një vend të huaj larg Atdheut tim. Por nuk kam përgjigje, veçse pikëpyetje të shumta, po këtu çfarë e ardhme më pret..

Në këtë vend që tashmë mban aromë diktature…Këtu ku fasadat duan të fshehin gjendjen e mjerueshme.
Këtu ku një lulishte e re fsheh gjëndjen fëmijëve që lypin në rrugë.Këtu ku një disa ndêrtime luksi të reja, fsheh mijëra shtëpi gati për tu shembur nga varfëria ek.streme,Këtu ku një ndërtesë shkollë e re, fsheh një brez që po keqarsimohet,Këtu ku një spital i ri fsheh qindra e mijëra njerëz që nuk e përballojnë dot mjekimin.

Këtu ku një i diplomuar i ri është një i papunë i ri…Këtu ku një vepër publike e re është një “sukses” i ndërtuar mbi fatkeqësinë e qindra familjeve.Këtu ku një shërbim i thjeshtë për qytetarin fsheh korrupsion dhe mungesën e cilësisë.Këtu ku çdo çmimet kapin majat dhe pagat kapin fundin.Këtu ku e drejta ka vdekur dhe padrejtësia mban veshur mantelin e pushtetit,
Këtu ku një sukses i ri është dështimi i radhës

Kjo nuk është propagandë për tu larguar nga vendi por është një e vërtetë e hidhur që troket në dyert e secilit prej nesh.Dikush zgjedh të hap derën dhe ta Iuftojë.Dikush zgjedh të bëjë sikur nuk e dëgjon trokitjen.Dikush e hap derën por zgjedh ta injorojë.

Kjo është arsyeja e vërtetë pse ky vend është sot në këtë gjendje.

Sepse për të keqen e madhe të përbashkët që çdokush e sheh, jo çdokush zgjedh të bëjë diçka për ta ndryshuar e për ta ndalur.Për të ndryshuar mendësinë.Për të ndalur shfrytëzimin
Për të ndryshuar frymën negative.Për të ndalur mjerimin.Për të ndryshuar të tashmen në të mirë të së ardhmes

PËR TË NDALUR KAOSIN!