Historiania Eleni Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se politika shqiptare duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve.
Kocaqi: Ne nuk dimë të orientojmë fëmijët në tregun e punës. Nuk është diploma gjithçka.
Parukierja ime merr më shumë në fund të muajit se sa marr unë që jam profesore. Ne duhet të orientojmë fëmijët.
Ata fëmijë aty janë fëmijët tanë. Është detyra e politikës shqiptare që nuk e ndjen fare për detyrë. Çdo parti politike janë futur për të fituar pikë për vete, të gjithë OJQ-të janë futur aty.