Pas va,rrimit të minoritarit grek Konstandinos Kacifa, i cili u v..ra nga forcat RENEA në Bularat ka reaguar Shoqata Çamëria.
Shoqata Çamëria ka dënuar qetësinë e autoriteteve shqiptare përballë shpërthlmit të “vorioepirotizmit” duke i quajtur pa dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha pa atdhe.
REAGIMI I PLOTË I SHOQATËS:
Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?
Qëndrimi apatrit i të gjithë aparaturës shtetërore është shenja më e qartë se shtetarët shqiptarë s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe. Lejimi i shpërthlmit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku poIicia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: çdo cedim ndaj Greqisë, çdo va…rrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të naclonaIizmit grek.
Shtetarët shqiptarë, po u ka mbetur më e vogla cilësi, sot duhet të reagojnë ashpër, përballë një rasti të paprecedent të rrezlkimit të integritetit territorial të Shqipërisë.
Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim fIamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”? Do na mbështesni? Apo do i bëni fresk “vorioepirit” të injorancës suaj?