Autoritetet federale amerikane kanë konfiskuar rreth 20 milionë dollarë “cash” të fshehura poshtë dyshekut, në një apartament në Massachusetts
Prokurorët thanë se një brazilian u arr.estua në lidhje me pastrim parash, të fituara nga një skemë masive piramidale.
Ata shkuan të bënin një kontroll rutinë në apartamentin e tij, përcjell syri.net, por nuk e kishin idenë se autori do ta kishte fshehur “pasurinë e tij” poshtë dyshekut.
28 vjeçari, Cleber Rene Rizerio Rocha, është vënë nën hetime për mashtrim dhe pastrim parash, në lidhje me një kompani të quajtur “TelexFree”
Autoritetet publikuan të hënën foton e vendit ku gjetën mijëra dollarët.