Shkencëtarët amerikanë kanë propozuar një ide për ta lu ftuar ngrohjen globale. Ata thonë se kjo mund të bëhet duke shpërndarë elemente ki mike në atmosferën e Tokës, të cilat do ta dobësonin nivelin e rrezatimit nga dielli. Ideja është e bazuar në një kërkim shkencor të shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit, i cili është publikuar edhe në revistën “Publikimet shkencore për mjedisin”.
Dikur konsiderohej teori konspirative, se qeveria amerikane lëshon grimca në qiell për të modifikuar motin. Megjithatë, tani, artikujt për eksperimentet e “gjeoinxhinierimit solar” janë përplot fotografi të qiellit të spërkatur, që thonë se tashmë kjo po ndodh.
Shkencëtarët kanë propozuar që l.uftimi i ngrohjes globale të bëhet përmes një procesi, të quajtur “injektim stratosferik”. Sipas tyre, kjo metodë do ta përgjysmonte efektin e ngrohjes globale.
Në fillim të vitit 2019, shkencëtarët e Harvardit do ta bëjnë eksperimentin e spërkatjes së qiellit, duke zgjedhur me kujdes një material i cili do ta mundësojë përfundimin e eksperimentit të tyre me sukses. Shkencëtarët do të gjuajnë në qiell karbonat kalciumi, për të “rikrijuar” efektin ftohës të planetit.
Muajin e kaluar, eksperimenti u bë i ditur në revistën Nature dhe tani ky eksperiment njihet me termin “Eksperimenti i Kontrolluar Stratosferik”.
Kjo teknikë realizohet përmes shpërndarjes së sulfateve në pjesën e poshtme të stratosferës, në një lartësi prej 20 kilometrash. Shkencëtarët propozojnë që shpërndarja e këtij materiali kimik të bëhet përmes aeroplanëve të veçantë që janë në gjendje të fluturojnë në lartësi të madhe, balonave ose ar mëve qit ëse të flotave ushtarake.
Ndonëse aktualisht nuk ka teknologji të tillë për ta realizuar këtë plan, shkencëtarët thonë se duhet të ndërtohet një fluturake e veçantë për këtë qëllim. Është vlerësuar se një operacion i këtillë mund të jetë i realizueshëm pas 15 viteve dhe do të kushtojë rreth 2.2 miliardë dollarë për çdo vit.
Sidoqoftë, ende gjithçka mbetet në nivelin e hipotezave. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët i kanë shqyrtuar edhe anët negative të këtij projekti. Për shembull, zbatimi i tij kërkon koordinim mes