Ky është momenti drithërues kur një familje franceze shpëton për pak nga një sulm i maceve të egra, në një park safari në Holandë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e filmuara nga një dëshmitar tregojnë momentin kur turistët janë ndjekur nga macet e egra, pas daljes nga makina e tyre për të marrë fotografi.
Beekse Bergen është një safari park ku vizitorët janë nën udhëzime strikte për të mos lënë makinat e tyre.
Megjithatë, një familje pesë anëtarëshe duket se e ka humbur këtë udhëzim dhe është parë duke dalë në mes të parkut, ku disa mace të egra po “rrezitnin” veten.
Madje turistët që po filmonin ngjarjen mbeten pa fjalë duke mos u besuar syve të tyre.
Çuditërisht, macet e egra, edhe pse iu afrohen familjes – me sa duket e përbërë nga tre të rritur dhe dy fëmijë – nuk i sulmojnë ata.
Ata, për fatin e mirë të tyre, të gjithë arrijnë të kthehen në automjetin e tyre dhe të largohen. /Telegrafi/