Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet momenti kur policia e Kosovës arreston një person.
Siç shkruhet në përshkrimin e videos, bëhet fjalë për arrestimin e një shoferi të kamionit në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, e vetmja arsye e arrestimit të këtij personi nga ana e Policisë rrugore është për mospërfillja e urdhrave rrugore nga ana e shoferit.
“Po është arrestuar një person nga policia rrugore, për shkak të mospërfilljes së urdhrave rrugore”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.