Disa pamje misterioze janë shpërndarë në internet, dhe sipas “besimtarëve” ato paraqesin një UFO që po godltet nga një numër i madh vetëtimash në qiell.
Videoja, e kapur më 22 nëntor, tregon atë që transmetuesi pretendon të jetë një “objekt trekëndor” që rri pezull në qiell ndërsa rrufeja godet nga disa kënde.
Pamjet u ngarkuan fillimisht nga Allan Diablo, por u ri-ngarkuan dhe u analizuan nga “UFO Today”, kanali i mirënjohur që merret “studimin” e jashtëtokësorëve.
UFO Today shkruante bashkë me videon:
Kjo (video) tregon qartë një objekt trekëndor që qëndron në qiell gjatë një stuhie të madhe rrufeje. Duket se këto objekte misterioze po ushqehen në 200 000 amperët e rrufesë për të ngarkuar bateritë e tyre intergalaktike.”
Sipas UFO Today, kjo nuk ishte hera e parë që një UFO kapet gjatë një stuhie me rrufe.
Një tjetër kanal i famshëm në YouTube, “Secureteam10”, e analizoi gjithashtu videon mlsterioze dhe sugjeroi se objekti mund të ishte një re.
Por, gjithsesi del në përfundimin:
Unë me të vërtetë mendoj se kemi diçka të çuditshme këtu”.