Shënim/ Ilir Meta del hapur kundër reformës në drejtësi


Sot, Presidenti Ilir Meta, pas disa lëvizjeve të bëra kohët e fundit, duke filluar që me mosdekretimin e Sandër Lleshajt, por edhe të Gent Cakajt, ka dalë hapur kundër reformës në drejtësi.

Nëpërmjet zëdhënësit të tij, Meta ka bërë thirrje për rivendosjen e rendit kushtetues, ndërsa e ka quajtur Kryeministrin pengmarrës të reformës në drejtësi.

Pra, Ilir Meta ka dalë atje ku do. Gjuha e tij ka shkuar ku dhemb dhëmbi. I frikësuar apo jo, kjo ka pak rëndësi.

Presidenti i Republikës, i cili katër vite më parë qu rravitej përpara ambasadorëve, se nuk ishte ai bllokuesi i reformës në drejtësi dhe se ka bërë partizanin e mbrojtjes të kësaj reforme, sot doli hapur që ka qenë një nga njerëzit që nuk e ka dashur atë.

Madje, ka kërkuar në çdo moment dest abilizimin e Shqipërisë për të mos u miratuar kurrë një reformë e vërtetë në drejtësi, e cila mund të rre zikonte kokën e tij dhe ta çonte në pra nga.

Jo vetëm atë, por edhe sektin e tij të LSI –së, si dhe pjesën tjetër të politikës së korr uptuar në vend, pra, këdo përfshirë Ramën, Berishën dhe këdo tjetër që kanë pasur nga pas.

Deklarata e sotme e zëdhënësit të Metës tregon qartë se Presidenti po bën thirrje për shka tërrimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e një reforme tjetër mbi renojat e asaj të votuar në vitin 2015.

Një reformë pazaresh për të shpëtuar kokën e Ilir Metës, sepse ndoshta ERDHI DITA, që Ilir Meta dhe ndonjë tjetër të japë llogari edhe Edi Rama e ministrat e tij apo dhe Sali Berisha e ministrat e tij.

Këtë Ilir Meta e ka kuptuar mjaft mirë dhe është mjaft i qartë në qëndrimin e tij.

Ai del hapur kundër reformës në drejtësi duke bërë thirrje se ai do të vendosë rendin kushtetues në Shqipëri. Kush mund ta bëjë këtë?

Do ta bëjë njeriu, i cili është kapur me bllok në dorë duke vj edhur dhe duke gr abitur shqiptarët dhe tani kërkon rend kushtetues dhe reformë tjetër në drejtësi, me qëllimin e vetëm që t’u shpëtojë pr angave.

Me sa duket, ashtu siç thamë më lart DITA ERDHI dhe orët nuk po vonojnë për të dhënë llogari Ilir Meta, stani i tij dhe të gjithë të tjerët me radhë.

Prandaj, duket më i trembur se kurrë, Presidenti ynë i nderuar që është njeriu i bëmave dhe gjëmave, të cilat nuk ka reformë në drejtësi që mund t’ia mbulojë./CNA.al