SHBA tjetër godltje të fortë rusëve, nis stërvitjen e Iuftimit në Tiranë me skuadrën ‘SEAL’ (Foto)


Ashtu siç ‘Pamfleti’ e ka raportuar disa herë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur lëvizjet për të fuqizuar ushtrinë shqiptare, ku qëIIimi është shndërrimi i saj në forcën më të madh në Ballkan.

Pasi hodhën hapin e parë të fortë, ku vendosën të ngrinin bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë, amerikanët i kanë dhënë një tjetër godltje rusëve dhe gjithë politikës pro-ruse të Shqipërisë. Ambasada amerikane në Tiranë njofton sot se Flota e Shteteve të Bashkuara ka bërë një stërvitje të përbashkët Iuftimi me Forcat Speciale të Shqipërisë.

“Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Ky është një tjetër mesazh e amerikanëve kundër rusëve dhe klaneve të tyre në Shqipëri. SHBA është e vendosur për të sh porrur ndikimin rus nga vend ynë dhe politika shqiptare, një pjesë e së cilës është me sytë nga Lindja.

Siç dihet tashmë nga të gjithë shqiptarët, dy politikanët me lidhjet më të forta me rusët janë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por, SHBA nuk do të lejojë në asnjë mënyrë shtrirjen e klaneve ruse në Tiranë./Pamfleti