Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë hedhur në su lm për të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e Shqipërisë nga ndikimi rus. Për të shpëtuar shqiptarët nga ‘cel ulat’ ruse, SHBA po planifikon që vitet në vazhdim të zhvillojë strategjitë ushtarake të vendit tonë, me qëllim që të kemi mundësi për vetëmbrojtje.
‘SHBA është e interesuar të ar matosë Shqipërinë dhe ta kthejë atë në fuqinë më të madhe ushtarake në Ballkan, ndërsa në planin e publikuar së fundmi, amerikanët kanë për qëllim t’i përjellcin një mesazh të fortë Rusisë dhe ta zmbrapsin atë nga vendi ynë.
“Shtetet e Bashkuara kanë një mundësi gjatë disa viteve të ardhshme për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformave kritike në Shqipëri, ndërsa kundërshtojnë ndikimin rus në këtë vend të rëndësishëm ballkanik. Zhvillimi i aftësisë së Shqipërisë për të siguruar vetëmbrojtje dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive të Aleancës së NATO-s do të rrisë sigurinë transatlantike, do të forcojë stabilitetin rajonal.
Shqipëria do të jetë më mirë e përgatitur për të siguruar territorin e saj kundër kërc ënimeve të sigurisë shtetërore dhe jo shtetërore, duke përfshirë trafikimin kr iminal, fatkeqësitë natyrore dhe krizat humanitare. Duke zhvilluar aftësitë ushtarake, kjo përpjekje do t’i mundësojë Shqipërisë të zgjerojë pjesëmarrjen e saj në operacione jashtë Aleancës dhe koalicionit”, thuhet në planin e SHBA.
Gjithashtu, mësohet se edhe ambasadori i ri i SHBA, që do të zbrakojë në Shqipëri, do të punojë që vendi ynë të jetë një aleat shumë i rëndësishëm në NATO. Në raport shtohet se një tjetër pikë ku do të fokusohen amerikanët do të jetë edhe ajo e ndërtimit të kapaciteteve të Shqipërisë për të trajtuar sfidat e migracionit dhe tr afikut.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë për ta transformuar Shqipërinë në një aleat më të aftë të NATO duke rritur kapacitetin dhe ndërveprimin e Forcave të Ar matosura shqiptare, duke mbështetur vendosjen e trupave të Shqipërisë në misionet e NATO dhe operacionet e tjera ndërkombëtare dhe duke promovuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen shqiptare. Ne do të ndihmojmë në ndërtimin e kapaciteteve të Shqipërisë për të trajtuar sfidat transnacionale, si migracioni dhe tregtia e paligjshme e kontrabandës apo sendeve të ndjeshme.
Misioni diplomatik do të punojë me aleatët e NATO dhe BE për të ndihmuar Shqipërinë për të gjetur mundësi për të trajtuar kërc ënimet e vazhdueshme dhe ato në zhvillim, duke përfshirë lu ftimin e terr orizmit dhe ekst remizmit të dhu nshëm”, thuhet në planin 4 vjeçar të SHBA për Shqipërinë.