Serish debore?? Parashikimi i motit per sot


Të ndikuar nga masa ajrore të paqëndrueshme edhe sot moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitët të ulët ndërsa në zonën e Veriperëndimit dhe Jugut me intensitet deri edhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive lokale.

Prej orëve të pasdites moti do vijoj të jetë i vranët ndërsa reshjet ndërpriten përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore për të mbëtur përgjatë relieveve malore në lindje të vendit.

Në zonën e Alpeve dhe Verilindje reshje dëbore të dobëta në lartësitë mbi 800metër, ndërsa në malësitë e Jugut dhe kryesisht zonën e Juglindjes do të ketë reshje të herëpashershme dhe të dendura dëbore në lartësitë mbi 500-800 metër duke nisur nga orët e pasdites.

Më konkretisht në zonën e Juglindjes reshjet e dendura të dëborës zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të dt. 24.01.2019 më pas kemi ndërprerje të tyre. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore më te freskëta pritet një rënie e temperaturave në vlerat maksimale.

Më konkretisht:Zonat malore -1°C deri në 5°C,Zonat e ulëta 4 deri në 12°C,
Zonat bregdetare 6°C deri në 12°C