Serbia për ujë të ftohtë: “Kosova po shndërrohet në një përblndësh politik, duhet ta ndalim


Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk do të habitej nëse Prishtina ua ndalon hyrjen ministrave të Qeverisë së Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova po shndërrohet në një përblndësh politik dhe se duhet të merren masa për ta ndalur këtë.
“Nëse dikush mendon se e kemi harruar Haradinajn, është koha që ai të zgjohet nga hipnoza në të cilën është p.ërplasur. Kemi frikë se ai nuk është vetëm, por thjesht një kukull që drejtohet nga të tjerët”, tha ai para mediave.

Ai tha se nuk befasohet as nga takimi i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se Prishtina ka kaluar në fazën e çmendurlsë politike. “Kjo është diçka e papranueshme në shekullin e 21-të. E kanë gabim ata që mendojnë se ne do të ndalemi ose do të frikësohemi e pastaj ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, shtoi ai.

Ai tha se Serbia është e interesuar që t’i ruajë parimet e rendit ndërkombëtar të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë sovranitetin e shteteve, heqja dorë nga përdorimi i forcës dhe respektimi i interesave të të gjitha palëve, shkruan “Telegraf”.