Sëmundja “mishngrënëse” po përhapet me shpejtësi


Doktorët kanë paralajmëruar se një “mishngrënës” po përhapet shpejt në pjesë të ndryshme të Australisë dhe ende nuk ka asnjë mënyrë për të trajtuar sëmundjen.

Ata lëshuan një “përgjigje urgjente shkencore” ndaj gjendjes, të njohur nga shumë emra – por më së shpeshti si ulcera Bainsdale.

Është gjithashtu shpesh i referuar si ulcera Buruli ose ulçera Daintree, sepse ndodh në pjesët e veriut të Queensland, zbulon një raport i Journal Medical Journal të Australisë.

Raporti përfshin imazhe grafike të ulcerës që ‘han’ mishin e një djali 11-vjeçar nga gadishulli Mornington, rajoni pranë Melborne, ku infeksionet e konfirmuara janë rritur 400 për qind në katër vitet e fundit.

Bakteret që shkaktojnë ulcerat i bashkëngjiten mikpritësit të saj dhe shkakton “lezione të rënda shkatërruese të lëkurës dhe indeve të buta, duke rezultuar në sëmundje të konsiderueshme”, thuhet në raport.

“Të gjitha grupmoshat, duke përfshirë fëmijët e vegjël, janë të prekur dhe ndikimi emocional dhe psikologjik ndaj pacientëve dhe kujdestarëve të tyre është i konsiderueshëm”.

Specialisti i sëmundjeve infektive Daniel O’Brien tha për Fairfax se Victoria është në mes të një “epidemi shpërthyese”.

“Është një shpërthim mjaft i frikshëm në numrat e rasteve“, tha Dr O’Brien, profesor i asociuar i Universitetit të Melburnit.

“Koha për të pritur është zhdukur. Duhet të veprojmë “.

Sëmundja besohet të përhapet përmes mushkonjave, ose përmes feçes së oposumëve që janë kafshuar nga mushkonjat./OraNews