Sanxhaku i Novi Pazarit kërkon t’i bashkohet Kosovës


Situata në Ballkan vijon të jetë deIiikate edhe pas përfundimit të shekujve me Iuftra të përgj akshme, kjo dëshmohet nga fakti se kufijtë e disa shteteve mbeten të papërcaktuar apo të hapur ndaj idesë së ndryshimit.

Prej disa muajsh flitet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë Plani i liderave duket se është shkëmbimi i Mitrovicës së Veriut me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.

Por së fundmi është krahina e Sanxhakut në Serbinë e Jugut që kërkon të bashkohet me Kosovën.

Është lideri i Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i cili po i prin kësaj ideje dhe ka folur gjatë për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak, për shqiptarët si dhe kushtet në të cilat jetojnë ata.

“Ju lutem, ne jemi dy popuj autokton, ne jemi në Sanxhak, ata janë në Preshevë e ato dy komuna tjera, sipas kësaj, nëse mua më pyesni, ne në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, gjithçka që ndodhë me boshnjakët ndjehet gjithashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, për atë them se fuqitë e mëdha kanë obligim që të zgjidhin pyetjen afatgjate të këtyre popujve të vegjël të cilën kanë pësuar shumë nga agr esioni serb ndër vite”, tha Ugljanini.