Sali Berisha në pranga?!Ja cfare pritet te ndodhe ne ditet ne vazhdim


Analisti Bedri Islami ka shkruar se është e pamundur të mos shohësh malin e të këqija që ka sjellë ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një shkrim të tijin analisti i është përgjigjur pyetjes pse nuk arrestohet Berisha, ndërkohë që po bëhen kaq shumë arrestime për krime shumë më minore.

Sipas Islamit, arsyet janë tri:

Së pari, Berisha, aq sa ishte produkt i Katovicës, aq është edhe produkt i një klani perëndimor, i cili ka ende pushtet në administratën amerikane dhe të disa vendeve perëndimore, si Franca , dhe që në kohë të ndryshme ishin të lidhur fuqishëm, me interesa financiare, me botën e tmerrshme serbe.

Zv.Sekretari i shtetit, Igëllberger, i njohur për lidhjen e tij me botën financiare serbe do të jetë njëri ndër nunët e parë politikë të Berishës dhe jo më kot ai dërgoi këtu, menjëherë pas dhjetorit të vitit 1990, njeriun më të besuar, i cili, si nuk do të ndodhte asnjëherë më vonë, do të vinte nga Beogradi, ku “rastësisht” kishte mësuar gjuhën shqipe.

Ky taraf politik, jo vetëm përtej Atllantikut, por edhe më pranë nesh, u josh fillimisht nga ideja e përmbysjes së komunizmit, të cilit në fakt asaj kohe i kishin rënë patkojtë; pastaj u josh se gjetën pranë vetes një njeri të gatshëm për çdo gjë, në hirën e pushtetit; joshja vazhdoi nga besimi që u dha se për Kosovën nuk do të kërkonte asgjë më shumë se sa llafet e zakonshme nacionaliste, si strehë e vagabondit politik, dhe në fund, lidhjet vazhduan me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare për të “madhëruar” një pushtet autokratik që po kthehej në despotik.

Njerëz të politikës evropiane, edhe kur gjithë bota shihte se si vidheshin votat e vitit 1996 dhe rriheshin opozitarët në mesin e sheshit, si një parathënie e vrasjeve të mëvonshme, i quante të rregullta, pasi, më pas, kompani të lidhura me to, do të kishin koncensionet e tyre të mëdha, të kromit të bakrit, të lojrave të fatit etj etj.

Së dyti: Si e kam thënë edhe në shkrime të tjera, Shërbimi Inteligjet në Shqipëri ka qenë gjithnjë i dyzuar. Ata më shumë kanw punuar për Berishën, sesa për vendin. Janë të paktë ata punonjës të këtij Shërbimi, në dy periudhat e qeverisjes berishiane, që nuk kanë sot bizneset e veta, më së shumti lokale, firma ndërtimi, etj. Besnikëria e tyre shkon tek ai që i bëri pasha, kur ishin raja.

Këta njerëz mbushën dosjet e tij me përgjime, raporte sekrete, ndjekje të figurave politike. Pjesë të këtyre sedave nuk janë vetëm shqupasit, të cilët nuk guxojnë as të bëzajnë, por edhe ata që qeverisin sot. Sepse, dorën në zemër, jo çdo akuzë që bën Berisha, është e sajuar; herë – herë ai ka të drejtë, por i shton aq shumë zullumet e krijon aq shumë fantazi, sa që bëhet i pabesuar.

Këto SHIK-as, ish policë, qofshin koliqianë apo shehrianë, nuk kanë bërë vetëm këtë. Pranë vetes Berisha ka pasur gjithnjë një klan të fuqishëm, si një gardë pretoriane, që i ka mbyllur gojën, shpejt e shpejt, kujtdo që ka qenë i rrezikshëm për të, apo thjeshtë ka rënë në mërinë e tij. Kjo gardë është edhe sot e kësaj dite e gatshme të të bëjë gjithçka që vendi të jetë nën psikozën e konfilktit apo terrorit.

Së treti: Nuk ka pasur e nuk ka në botë qeveri më të tërhequr, për të mos thënë, më frikacake, se sa qeverisja socialiste në Shqipëri. Vetëm një herë ajo u dëshmua se mund të veprojë, kur u bë arrestimi i Berishës që ishte mbyllur në veturën e blinduar, por edhe ajo kaloi shpejt.

Në vitin 1997 veprimi më i paktë që do të kishte mundur të bënte qeverisja socialiste e Nanos do të ishte largimi nga politika e Berishës, qoftë edhe përmes plebishitit popullor. Kjo nuk ndodhi, sepse socialistët ishin ende të thekur për paqe sociale, duke e ditur se paqe nuk do të kishte, e duke u akuzuar, një ditë pasi ishin dhunuar, se kishin qenë dhunues.

Edhe qeverisja e sotme bën sikur nuk di dhe nuk ndjehet sepse nuk ka zë. Të tërhequr deri në skaj nga ideja e marrëveshjes, e mbipaqëtimit, e konsensusit ( “me konsensus” i v-rau Berisha katër demonstrues në mesin e Tiranës dhe prishi të gjitha provat e vr-asjeve), të joshur nga idea e të qenurit modern dhe bashkeevropianë, ata kanë mbetur tek batutat kryeministrore, të cilat harrohen sapo dëgjohen.

Në vitet e qeverisjes Berisha u bënë zullumet më të mëdha në Shqipëri; pasojat janë ende të pranishme e do të jenë për shumë e shumë kohë, por asgjë nuk trashitet; gjërat po mbyllen, e do të jetë një ditë qe çdo gjë do u kthehet si një boomerang gjigand. Ndaj edhe livadhis Sali Berisha…”