Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri festoi dje 39-vjetorin e lindjes mes miqsh e familjarësh në ambientet e ‘Iliria Palace’ në Tiranë.
Ish ministri i cili disa ditë më parë ka marrë pafajësinë nga gjykata italiane dhe që pritet të dalë në konferencë sikurse ka lajmëruar prej ditësh, mbrëmë i ka harruar të gjitha këto dhe ka shijuar atmosferën e krijuar posaçërisht për të nga njerëzit të cilët i kanë qendruar afër gjatë kësaj periudhe jo të lehtë të karrierës së tij politike.
Këngëtarët e mirënjohur, Sidrit Bejleri, Eneida Tarifa dhe Eranda Libohova kanë kënduar gjatë gjithë mbrëmjes por ata i ka shoqëruar edhe ish ministri.
Këto janë disa nga momentet foto-video të festës ku mes miqve dhe familjarëve nuk mungonte sigurisht djali i Tahirit, pika e tij e dobët Drini. Momente të lumtura këto për ish-ministrin i cili duket se po hap një kapitull të ri në jetën e tij.
(Foto: Saimir Tahiri dhe i biri Drini)