Rachael Farrokh është një aktore amerikane 37 vjeçe që për vite me radhë ka vuajtur prej anoreksisë nervore, e cila e ka çuar thuajse në prag të vdekjes, përcjell gazetametro.net.
Madje, jo shumë kohë më parë, ajo publikoi një video për ndihmë në YouTube. Në atë kohë ajo ishte rreth 170 cm e gjatë dhe peshonte vetëm 20 kg.
Gjendja e saj e trupit po ndikonte edhe në trurin e Rachael, dhe kjo ishte akoma më shqetësuese për të, mirëpo burri i saj Rod, bëri diçka madhështore, la punën dhe të gjitha angazhimet e tij, për të kujdesur për gruan.
Qëndroi ditë e natë pranë saj, duke ia dëshmuar kështu me kujdesin që po i bënte edhe dashurinë e madhe që ndiente për të. Dhe, pikërisht gjesti i burrit të saj bëri që ajo të mos e humbte edhe mendjen falë kësaj sëmundje që kishte, dhe ndodhi mrekullia, ajo filloi të rimëkëmbej, falë këmbguljes së burrit të saj , transmeton Gazeta Metro.
Pas rreth 6 muajsh kurimi, ajo ishte jashtë rrezikut për jetën dhe u shfaq përpara telekamerave me projekte të reja për jetën, gjithmonë duke mos lënë pas dore kurën për anoreksinë, e cila është në gjendje të sjellë një ndryshim radikal në jetën e çdokujt që vuan prej kësaj sëmundjeje./gazetametro.net