Nëna e Cristiano Ronaldos , Dolores Aveiro, ka dhënë një intervistë për “Le Magazine” dhe këtë e ka bërë këtë nga shtëpia e saj në Madrid atje ku jeton e gjithë familja.
Dolores u shoqërua gjatë intervistës nga motrat e e Ronaldos, Katia dhe Elma
Gjatë pyetjeve, nëna e Ronaldos u pyet si ndjehet Ronaldo për rivalitetin me Messi për “Topin e Artë dhe aty ndërhyn menjëherë Katia Aveiro.
Ajo u përgjigj në vend të nënës së saj:
Messi nuk është kurrë objekt dhe temë diskutimi në shtëpinë tonë. Cristiano e ka rregull, pas këtyre dyerve vetëm pushon. E lë çdo vorbull jashtë. Kur e kalon derën e shtëpisë, pra hyn nga jashtë në brendësi, ai mendon vetëm si t’i karikojë bateritë”, u shpreh ajo.