Rrëfehet Arbana Osmani! Mëmësia më ka bërë dyfish më të ndjeshme


Katër vite më parë moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Jon. Në një intervistë për “Revistawho.com”, Arbana ka folur mbi emocionet e forta që ka marrë gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, duke u shprehur se mëmësia e ka bërë dyfish më të ndjeshme.

“Unë si natyrë jam shumë e ndjeshme, dhe mëmësia ma ka përforcuar dyfish këtë cilësi. Vetë e keni parë që prekem ashtu si shikuesit me histori të ndryshme… Të gjithë prekemi, sepse në ato momente mendojmë të dashurit tanë”, është shprehur Arbana.

E pyetur se cilin nga mësimet e “Dua të të bëj të lumtur” do t’ja mësojë Jonit, moderatorja është përgjigjur: “Që ashtu siç shumë nga njerëzit që kam njohur në program, të mos dorëzohet kurrë dhe të besojë gjithmonë te vetja”.