Ronaldo ka marrë dy ditë pushime nga skuadra e Juventusit pas ndeshjes me Milanin dhe ka përfituar nga ky rast që të udhëtojë në Londër së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Portugezi ka ndjekur nga afër kompeticionin e tenisit si dhe ka festuar për herë të parë ditëlindjen e vajzës së tij Alana Martina.
Portugezi ka festuar në tokën e “Mbretëreshës” 1-vjetorin e vajzës së tij, Alana Martina, duke I lejuar vetes edhe një shpenzim të çmendur, sigurisht jo për të, por për njerëzit normal.
Sipas mediave britanike, Ronaldo ka blerë dy shishe verë në restorantin e famshëm “Scott’s”, ku ka darkuar me partneren e tij Georgina. Me një vlerë 31 mijë euro në total. Dëshmitarët tregojnë se fillimisht ka porositur një shishe Richebourg Grand Cru, që është verë më e kushtueshme në botë, për 20 mijë euro, më pas ka hapur edhe një shishe Pomerol Petrus të vitit 1982, që u pagua thuajse 11 mijë euro. Në fakt, të dytën Cristiano dhe Georgina e lanë përgjysmë, sepse nxituan të shihnin ndeshjen e tenisit.