Robin Krasniqi triumfon ndaj Landaetas dhe mbron titullin (Video)


Robin Krasniqi ka vazhduar me formën e mirë, pas fitores ndaj rusit Stanyslav Kashtanov, shqiptari triumfoi edhe ndaj Ronny Landaetas.

31-vjeçari kështu mbrojti titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).

Krasniqi për ta arritur këtë sukses nuk e kishte lehtë pasi për të arritur fitore iu nevojiten 12 runde dhe në fund fitoi me pikë.

Pikët nga gjyqtarët në fund të këtij meçi ishin: 120-107, 116-111 dhe 116-110 në të mirë të boksierit shqiptar nga Kosova.

Boksieri nga Juniku e kishte edhe këtë herë kishte përkrahjen e shumë shqiptarëve në meçin e mbajtur në Dessau të Gjermanisë.

Vlen të theksohet se Landaeta ishte kampion i Unionit Evropian të EBU-së dhe ishte i pamposhtur deri më tani (16 fitore, asnjë humbje).

Krasniqi duket në formë të mirë fizike, por edhe i pjekur që të menaxhojë meçin në të mirën e tij dhe nisur nga kjo gjithë shqiptarët presin suksese tjera Robini. /Telegrafi/

https://youtu.be/suLIKvttBcE